TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2025, 07:35

Berisha në SPAK për '21 janarin', deputeti Muçi: Të merret i pandehur, është fajtori kryesor! 

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në SPAK për '21 janarin', deputeti Muçi:
Redi Muçi

Deputeti i ‘Lëvizjes Bashkë’ Redi Muçi, komentoi thirrjen e Sali Berishës në SPAK për vrasjet e '21 janarit', ku u vranë 4 protestues në Bulevard. Ai tha se Berisha duhet të ishte marrë i pandehur lidhur me këtë ngjarje, pasi sipas tij është përgjegjësi kryesor.

"Jam i lumtur ta shoh aty jo vetëm në pozitën e atij që është në dijeni të ngjarjes por sikur të ishte edhe i pandehur. Unë e mirëpres faktin që është marrë për tu pyetur si personi në dijeni. Provat janë zhdukur, fajtori kryesor është Berisha, dhe Basha ka marrë urdhra nga Berisha", tha ai për "Report Tv".

Ndërkohë, analisti Zylyftar Bregu, e konsideron këtë një lëvizje të SPAK si taktike për të mbyllur çështjen.

“Nuk mund të replikoj që Berisha ka vrarë. Është një lëvizje taktike për ta mbyllur si çështje. Duhet kuptuar se kjo nuk është vetëm një çështje juridike, por edhe një hap politik që lidhet me dinamikat brenda PD-së. Në këto raste, SPAK dhe prokuroria mund të veprojnë me shpejtësi të kufizuar, ndërsa efekti real është politik”, shprehet Bregu.

levizja bashke 21 janari

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    21 Janari i vitit 2011 është një krim në bashkëpunim. 1. Kush ishte motivi që ju hoqi trurin 'protestuesve'dhe demostruan dhunshëm? 2. Kush ishte qëllimi që Sali Berisha bujti te shtëpia e Ilir Metës, 1 ditë para vendimit të gjykatës? 3. Kush i paisi protestuesit me bishta kazme, të barasvlefshëm me kallashnikovin në luftimin trup me trup me policinë dhe gardën? 4. Me urdhër të kujt u shpërndan para nga oligarkët? 5. Me urdhër të kujt u qëllua mbi protestuesit? 6. A kishte dijeni Ministri i Brëndshëm që grupe të armatosura mund të mësynin mbi institucionet në rast të dështimit të marjes së institucioneve me bishta kazmash e mjete të tjera rrethanore? 7. Kush e goditi Ndrea Prendin dhe i nxiu syrin? 8. A ishte ky shantazh që N.Prendi të zbatonte udhëzimet që merrte nga brënda Kryeministrisë? 9. Pse Presidenti vëndit Bamir Topi nuk thirri në takim drejtuesit e Partive politike parlamentare 1 apo 2 ditë para protestës? 10.Pse Bamir Topi nuk doli në Televizion kur pa që gjëndja po agravonte? Pse Bamir Topi nuk mblodhi Këshillin e sigurisë kombëtare? 11. A kishte Bamir Topi informacion nga Shërbimi informativ dhe struktura të tjera të sigurisë kombëtare dhe nga shërbimet partnere? 12. Pse nuk u lejua Prokurorja e Përgjithshme , prokurorët, dhe policia gjyqësore të kryenin detyrën dhe zbardhnin ngjarjen. 13. Kush dhe me urdhër të kujt janë çmontuar dhe zhdukur kamerat e sigurisë në Kryeministri? 14. Pse nuk u paralajmëruan dhe qëlluar me plumba gome qoftë edhe një njeri brënda rrethimit, me qëllim që të trëmbeshin protestuesit? 15. Pse u qëllua pikërisht kur potesta ishte venitur? Përgjegjësinë e nxjerë Gjykata. SPAK dhe BKH duhet të kryej detyrën. Sali Berisha - Edi Rama, duhet të thirren në SPAK dhe BKH si persona që kanë dijeni, mbi një "çështje". Janë vrarë 4 qytetarë të pafajshëm dhe plagosur dhjetra të tjerë. E pra kjo "çështja" kërkohet të çohet deri në fund. Dmth në 'themel'. Ndryshe preçedenti përsëritet. U mbyll 2 Prilli ndaj u përsërit 21 janari.

    Lini një Përgjigje