TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2025, 13:56

Humbja në 5 bashkitë, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

Shkruar nga Pamfleti

Humbja në 5 bashkitë, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria ndodhet në një situatë ku “është instaluar një regjim”.

Gjatë fjalës së tij pas mbledhjes me krerët e degëve, Berisha akuzoi qeverinë për dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar. Ai denoncoi gjithashtu lidhjet me grupe kriminale dhe aleatët e qeverisë, të cilët sipas tij pengojnë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirshëm.

Sipas Berishës, ky regjim synon të qëndrojë në pushtet në mënyrë të pandalshme dhe të programuar, duke e bërë votën e qytetarëve të pavlerë. Ai theksoi se çdo kusht dhe çmim përdoret për të mbajtur pushtetin, duke dëmtuar rëndë procesin demokratik në vend.

"Jemi në një situatë ku është instaluar regjimi. U shpalos me shëmtinë e tij dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve, shpalosi me të gjithë fuqinë e tij dhunimi ligjit ndërkombëtar, apo përdorimin e potencialeve të shtetit, për të grabitur votën e shqiptarëve. Shpalosi hanxharët e bandave kriminale, të aleatëve të qeverisë që mos të lejonte shqiptarët të votonin të lirë. Dëshmoi se në mënyrë të programuar, të pandalshme, me çdo kusht dhe çmim, ai do ë qëndrojë në pushtet dhe se vota e shqiptarëve është diçka e pavlerë për të", tha Berisha.

Lini një Përgjigje