TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Nëntor 2025, 12:33

Lëvizjet nga më të votuarit, Berisha i prerë: Nuk jap dorëheqjen nga drejtimi i PD!

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se ai nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje nga partia, pavarësisht se opozita është zhytur në krizë dhe e pafushqime për ti bërë oponencë mazhorancës socialiste.

Lëvizjet nga më të votuarit, Berisha i prerë: Nuk jap
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pavarërisht nga lëvizjet e dy ditëve të fundit për fraksione brenda partisë, nuk ka ndërmend të largohet si kryetar, duke e injoruar nenin Basha.

I pyetur sot pse nuk e dha dorëheqjen nga PD pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, kreu i selisë blu shpjegoi se në një situatë të tillë, pas zgjedhjeve farsë të 11 majit, ky akt do i shërbente vetëm Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Berisha pranoi se nëse zgjedhjet do ishin me votë të lirë, dorëheqja do ishte një akt i shëndoshë dhe ai do e kishte bërë.

“PD e përcakton fatin e drejtuesve të saj dhe përfaqësuesve nëpërmjet votës. Humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë i dorëheqjes së atyre që drejtojnë, por në kushtet kur zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do i shërbente diktatorit dhe atyre që shpikin pluralizmin, do i shërbente diktatorin”, u shpreh ai.

Kryedemorkati ka komentuar gjithashtu edhe takimin e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit me më të votuarit e primareve dhe 11 Majit.

Berisha u shpreh se me kandidatët e primareve është takuar ose i ka telefonuar, ndërsa shtoi se si Salianji ashtu edhe Alimehmeti kanë qenë në zyrën e tij në selinë blu.

"Kandidatët e Primareve i kam takuar ose telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kontekst, askush nuk është i përjashtuar në këtë parti. Ka pasur një problem serioz, angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Në rast se rikujtoni deklaratat e mia, kanë qenë 12, e para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por kam bërë një zotim, që do të mbroj votën.",tha Berisha.

berisha i prerë: nuk jap dorëheqjen nga drejtimi i pd!

1 Komente

  1. A
    Atdhetari

    Smjafto qe e vodhe partin nga te djathtet demokrat si Stalinist intrigant,por dhe e privatizove...kush je ti mor Zsekretar PPSH qe si Maduro apo Stalin..del pronar i PD...NONGRADA..DO VONOSH DHE CA ...po mesoje mire se je ifundosur perfundimisht POLITIKSHT...dhe kete e di mire dhe ti.Nga miting testim qe bere e po ben...te mbidhen simpatizus...sa nedasmen e Zeneli i kryetar kopetative ne fshatin ton,Po ti dhelper dinake mashtron nje tuf injorantesh...e disa perfitus nga ty...e mbrohet si kryetar i opozites...per te shpetuar veten familjen dhe pasurin.....por me teper me shpresen se si opozitat Amerikanet do te pastrojne NJOLLEN E ZEZ NONGRADA jooo mos u genje..se ti nuk riabilitohesh me je dele e ZEZ Ndaj je i distinuar ...me nje kemb ne var nga mosha te zvaritesh duke enderuar se do regullosh gjithshka.....jo inerusr sekretar i PPSH...ti dhe struktura juaj mbaruat perfundimisht...PD do rilind vetem pa ty dhe idet e tua stalinistoRamizjane

    Lini një Përgjigje