Gazetari Sebastian Zonja ka komentuar lëvizjet brenda PD-së dhe thotë se kemi të bëjmë me një grup që po i bën elektroshok partisë, duke vënë në dukje se kupola është e palidhur me bazën.
Ndërkaq avokati Marsid Gupi mendon që grupi në fjalë po negocion interesa të vogla, dhe personat në fjalë s’janë realë në aksionin e tyre.
“Kemi një grup që po i bën elektroshok PD-së. Kupola është e palidhur me bazën, duke qenë se 300 veta dalin në protestë. Ajo që kuptohet është që ky është një elektroshok që po i bëhet PD-së. PD nëse nuk riformatohet në 6 muajit e ardhshëm, mbyll qepenin. Këta persona po i bëjnë elektroshok një subjekti politik që është në koma. Që nëse brenda një viti s’bën zgjedhje në bazë, nuk rregullon gjërat, ai mbyll qepenin”, tha Zonja.
Ndërkohë sipas avokatit problemi kryesor në PD është neni Basha.
“Problemi kryesor është neni Basha, që ishte edhe arsyeja e rikthimit të Berishës. Kryetari i partisë ose do sigurojë provat që zgjedhjet janë vjedhur, ose duhet të largohet automatikisht. Duket si koncesion, që duan të negociojnë pozicionet, dhe besoj që është edhe në favor të Berishës, është një deal. Këta janë vegla të doktorit, dhe është fake. S’janë realë në aktet politike. Negociojnë interesa të vogla”.
Perpos te vertes qe PD i duhen mendje e energji te reja,zgjedhjet u vodhen diten per diell pranuar e faktuar me dokumenta si nga Osbe ashtu nga ne qe jetojme perdite ketu.