TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2026, 12:29

"Lëre mo burrë të flasë, se më shkatërrove"/ Gonxhe acaron Ramën

Shkruar nga Pamfleti
"Lëre mo burrë të flasë, se më
Rama në inagurimin e Muzeut Arkeologjik Durrës

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në prezencë të ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, mes Edi Ramës dhe ministrit Blendi Gonxhe, gjatë inaugurimit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Duket se në një moment Rama është shfaqur i acaruar me Gonxhen, duke e bërë të dukshme edhe në sy të Gonzatos.

Situata është krijuar gjatë një bashkëbisedimi ku ishte i pranishëm edhe ambasadori, ndërsa përkthyesja po përcillte komunikimin. Në këtë moment, ndërhyrjet paralele kanë sjellë një ndërprerje të rrjedhës së bisedës, çka ka nxitur reagimin e kryeministrit.

Rama i është drejtuar ministrit duke i kërkuar të mos ndërhynte dhe të lejonte përkthimin të vijonte pa ndërprerje. Reagimi i tij është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke reflektuar pakënaqësi për situatën e krijuar gjatë aktivitetit zyrtar.

“Lere mo burrë të flasë, lere mos e ndërprit, se më shkatërrove”, tha Rama

Ambasadori Gonzato dhe përkthyesja kanë ruajtur qetësinë gjatë këtij momenti, ndërsa ceremonia ka vijuar më tej sipas programit të parashikuar.

gonxhe acaron ramen

Lini një Përgjigje