Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj në Kuvend.
Shehaj kërkoi interpelancë me kryeministrin Rama dhe u ndal te kreu i Grupit të PS-së, duke thënë: “Del Taulant Balla dhe thotë: ‘Pyesni ChatGPT’. Taulant Balla thotë që s’flet keq për gjykatësit dhe prokurorët. S’ia mban Taulantit. E keni të kotë. Ky është një ndryshim historik”.
Pas kësaj, Balla iu kthye Shehajt, teksa u shpreh se Shehaj “synon që të dalë interesant në rrjetin social dhe bërtet në Kuvend. Ndërsa e paralajmëroi që po të pendohet Lulzim Basha, mund të tregojë sa para ka dhënë për të marrë mandatin e deputetin.
“Për tu bërë interesant për rrjetin social, vjen bërtet dhe kujton se është interesat Kur të përmendësh emrin tim laj gojë. Por bëj gargare me ujë të kripur Vlorë. Se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para ke dhënë për të marrë mandatin në 2017”, tha Balla.
Lini një Përgjigje