
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me trafikun e kokainës në fabrikën e Xibrakës ku ishte i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama.
Ai tha se, Olsi Rama ka kaluar 18 herë kufirin me pasaportë diplomatike dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të huaj.
Berisha u shpreh gjithashtu se për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që t'u nxirrte viza jashtë kritereve.
“Ata të cilët pa vetëdije bëjnë avokatin e Olsi Ramës, atyre njerëzisht u kërkoj; shtroni vetëm këtë pyetje: Nëse nuk ishte i implikuar Olsi Rama, si ka mundësi të kalonte kufirin 18 herë më makinën e drogës. Na gjeni ju një makinë tjetër me të cilën Olsi Rama të ketë kaluar 18 herë kufirin.
Mos u bëni naiv, se kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të huaj se përdorte dy pasaporta. Pyetja tjetër; nëse Olsi Rama kishte kaq miqësi me Ermalin, çfarë donte Olsi Rama në apartamentin e mbledhjeve të fshehta?
Po pse nuk regjistroi Olsi Rama targën tek ja mbathi ditën e arrestimeve, për në Kosovë. Ndaj dhe askush të mos bëhet naiv, droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri.
Ndaj dhe i them këtu Edi Ramës, se ti me vëllain tënd nuk di ti shpëtosh kurrë verdiktit të drejtësisë”, tha Berisha para mbështetësve.
Lini një Përgjigje