TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2024, 20:00

Ish-deputeti i PD akuza Veliajt: Po shmang përgjegjësitë për vjedhjet, grabiti 22 mln euro nga taksapaguesit

Shkruar nga Pamfleti

Ish-deputeti i PD akuza Veliajt: Po shmang përgjegjësitë për

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo, ka akuzuar Veliajn se e vetmja gjë që di të bëjë është që të mohojë se ka aksione së bashku me drejtorët e tij në hotelin me status strategjik.

Ai thekson se kryetari i bashkisë Tiranë, shmang përgjegjësitë e tij për vjedhjet që ka bërë.

"E vetmja gjë që i del nga goja është të mohojë se ka aksione, tok me drejtorët e tij, në hotelin me status strategjik. Me asnjë fjalë nuk përmend përgjegjësinë e tij:

⁃ për grabitjen e 22 milion Euro të taksaparave që ju besuan bashkisë

⁃ Për drejtorët që vetë i emëroi, vetë kishte detyrim t’i kontrollonte (me audit, etj.) por që faktikisht ishin mish e thua me kryetarin.

⁃ që akuzat e opozitës, sot të provuara nga dokumentet e gjyqësorit, i kundërshtoi, i qesëndisi madje bëri edhe padi për shpifje.

Le më të pretendosh prej tij një ndjesë-kërkesë publike", shkruan Pollo në Facebook.

Lini një Përgjigje