TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2024, 20:19

“Më është rrezikuar jeta më shumë se 3 herë”, Bamir Topi tregon vështirësitë e hasura në politikë!

Shkruar nga Pamfleti

“Më është rrezikuar jeta më shumë se 3

Ish-presidenti Bamir Topi, deklaroi se pulitka tani në krahasim me disa vite më parë është ndryshe. Sipas tij më para kishte më shumë idealizëm në politik.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se gjatë karrierës së tij politike ka pasur shumë vështirësi teksa theksoi se vetë atij 3-4 herë i është rrezikuar dhe jeta.

Kam një vlerësim shumë pozitiv për kolegët e asaj periudhe. Atëherë kishte shumë idealizëm. Kishte përballje me sfida nga më të ndryshmet. Kemi përballuar dhe ngjarje që mund të na kushtonin jetën në ‘97-’98 . Nuk është një e dy, janë më shumë se tre katër herë.

Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, por njerëzit ishin më cilësor.  Sot vërtetë duket se është një periudhë ndryshe, kur ti ke teknologjinë dhe një standard tjetër jetese, por shikoj se niveli i demokracisë imponoi këtë format politik që kemi sot”, tha ai.

bamir topi

Lini një Përgjigje