Shenjë ç’ekulibri mendor, nga ngarkesa e qokave dhe pazareve me tenderët dhe me treshen Berisha-Metaj-Rama
Përveç shkeljeve të rënda ligjore e klienteliste me tenderët, Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, gjatë këtij procesi zgjedhor po manifeston dhe shenja ç’ekulibrimi mendor, duke nxjerrë vendime e urdhra të çuditshëm.
P.sh, në listën e Kryetarëve të Bashkive, që KQZ ka gjobitur për përdorim të administratës, financave e aseteve publike, kryetari Ilirjan Celibashi ka futur dhe Lefter Allën, ish-kryetarin e Bashkisë Bulqizë, i cili është në paraburgim me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Në vendimin e KQZ, Ilirjan Celibashi e konsideron Lefter Allën krye bashkiak në detyrë, kur ai është shkarkuar 3 ditë pas arrestimit nga SPAK e është zëvendësuar nga zv/kryetari i Bashkisë.
Po kështu, Celibashi thotë se ka prova, që vërtetojnë se Lefter Alla ka shkelur Kodin Zgjedhor, duke bërë fushatë elektorale me punonjësit, makinat dhe financat e bashkisë së Bulqizës, kur qysh prej 16 marsit 2023 është në paraburgim, ndërsa fushata është hapur zyrtarisht më 14 prill 2023.
Ky rast është shenjë ç’ekulibrimi mendor, ndoshta nga ngarkesa e qokave dhe pazareve me treshen Berisha-Metaj-Rama, por urojmë që të mos i rëndohet më tepër lajthitja, sepse Shqipëria nuk gjen dot më, kryetar KQZ-je më të ‘aftë’, ‘korrekt’, të ‘ndershëm’ e të ‘pavarur’ se Celibashi i Dushkut./Pamfleti

Lini një Përgjigje