Sot më 9 Maj është Dita e Europës e vendosur nga Bashkimi Europian në përkujtim të Deklaratës së Schumanit.
Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se Europa është këtu, në Shqipëri në një moment që në vitet e fundit numri i të rinjve që janë larguar është mjaft i lartë.
Dita e Europës u vendos zyrtarisht që të ishte 9 maji në Samitin e Milanos në 1985, nga krerët e Komunitetit Europian që sot njihet si Bashkimi Europian.
Në fillim ajo u caktua nga Këshilli Europian si Dita e Europës, por më vonë Bashkimi Europian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950, shkruan Gazeta Metro.
Kontinenti i vjetër e feston 9 majin, kur shënohet përvjetori i Deklaratës historike të ministrit francez të Punëve të Jashtme Robert Schuman, i cili më 9 maj 1950 propozoi model të ri të bashkëpunimit ekonomik dhe politik në Europë, përkatësisht formim të Komunitetit Europian për Qymyr dhe Çelik.
Bashkimi Europian nisi si projekt i bazuar tek dëshira dhe vullneti i dy shteteve që prej shekujsh e shihnin njëri-tjetrin në luftë të vazhduar për të dominuar në kontinentin evropian. Aspekti ekonomik dhe hegjemonia ishte ndasia kryesore ndërmjet Francës, fituese e Luftës së Dytë botërore dhe Gjermanisë si humbëse.
Zhvillimi ekonomik dhe rimëkëmbja e dy shteteve kryesore mund të arrihej vetëm nëpërmjet garantimit të paqes së vazhdueshme. Ndaj, ideja e Robert Schuman dhe Jean Monnet, ideatorëve dhe themeluesve kryesorë të projektit europian, vuri në pah nevojën për të gjetur elementët e përbashkët të nevojshëm përtej aspektit ekonomik të zgjerimit të mëtejshëm të projektit evropian.
Schuman i bëri thirrje Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera europiane, të bashkonin prodhimin e qymyrit dhe çelikut.
Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën.
Lini një Përgjigje