TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2023, 18:34

“Kush e sheh lutet të lajmërojë”, Maliqi ironizon oligarkun Salillari: Ka 1 muaj i humbur, por po hedh miliona për Hajdarin e bashkisë

Shkruar nga Pamfleti

“Kush e sheh lutet të lajmërojë”, Maliqi ironizon

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kuçovë, Lefter Maliqi ka ironizuar oligarkun Pëllumb Salillari, i cili duket se po punon fort që Hajdari i tij në krye të bashkisë të marrë një tjetër mandat.

Në rrjetet sociale, Maliqi shprehet se ka një muaj që Salillari është ‘zhdukur’, por po hedh miliona në fushatë. Me ironi ai kërkon që kushdo që e ka parë të lajmërojë për gjetjen e Salillarit.

Thirrje urgjente banorëve të Kuçovës, opozitës së Bashkuar dhe socialistëve të ndershëm: Kush e sheh në rrugë apo kudo, personin në kërkim, ish-fatorinon, oligarkun e Qeverisë, dorovitësin e kryebashkiakut Hajdar, Pëllumb Salillari, jeni të lutur të njoftoni familjen... sepse ka një muaj i humbur. Janë gjetur vetëm milionat që ka hedhur nëpër lokale, markete e shtëpira, me porosi të veçantë që të blihen votat për Hajdarin e tij peng. Ky i fundit është i shqetësuar se nuk i kanë mbetur më para për çakullin e gropave të rrugëve...”, shkruan ai.

hajdari salillari lefer maliqi

Lini një Përgjigje