
Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj, u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar e më 14 maj të flasin me votën e tyre.
Në një takim me demokratët në Berat, Alibeaj deklaroi se PD, është përdorur për interesa personale por kjo sipas tij duhet të marrë fund.
“Por sot rreziku ishte që PD ta kthenin në një bunker antiamerikan, por të bësh këtë gjë do të thotë ta ekzekutosh PD. Këtë gjë kanë bërë për interesat e tyre personale. Ndaj qëndrimi juaj është një nga veprat që do të shkruhet me shkronja të arta, pasi ky është një nga momentet më të rëndësishme në PD dhe për të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Alibeaj.
Më tej, Alibeaj deklaroi që PD mbart vlerat e SHBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri. Kjo pasi sipas tij shqiptarët janë ngopur nga regjimi i Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe e vetmja shpresë për ta është PD.
“Me mbështetjen e aleatëve perëndimor. Duan të kenë aleatin e tyre serioz në Shqipëri. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, BE. Jemi ne. Vlerat e tyre i mbartim ne. Interesat e tyre mund t’i mbrojmë vetem ne. Nuk mund t’i mbrojë ky regjim i korruptuar, as ajo pjesë e opozitës së korruptuar. Këtë kijeni si bindje. Janë ngopur me regjimin e Edi Ramës. Janë ngopur me Berishën dhe Ilir Metën. E vetmja shpresë që mendojnë është PD, është kjo”, tha Alibeaj.
Pjesë nga fjala e Alibeajt:
E pafalshme që shpërblimi, detyrimi, mirënjohja, quajeni si të doni që kushdo duhej t’ua rikthente demokratëve, të ishte ajo se çfarë ndodhi në një vit e gjysmë. Sulm, goditje me idenë që të asgjësohej Partia Demokratike për një hall personal. E pandershme për të gjithë demokratët që kanë kontribuar e kanë lidhur fatin e tyre personal, reputacionin e tyre me siglën e Partisë Demokratike. Ky ishte rreziku. Rreziku ishte ta kthente Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan.
Qëndrimi që mban sot Sali Berisha ndaj Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, është i njëjti si qëndrimi që mbante Enver Hoxha anglo-amerikanëve. Në fakt, ajo se çfarë realisht Sali Berisha kërkonte të bënte në Shqipëri, ishte të krijonte një lëvizje anti-amerikane. Që prej shpalljes non grata nga SHBA-të, inkurajues i korrupsionit madhor dhe minues i demokracisë, Sali Berisha ka provuar të godasë Amerikën herë me shpatë të madhe, herë me biçak, herë me qitje të largët e her me baltë. I ka provuar të gjitha për të dalë nga gropa e turpit ku e futën aleatët tanë të mëdhenj.
I është qepur ambasadores amerikane me një gjuhë të padenjë. E quan atë McGonigl me fustan. Pse e bën këtë? E bën këtë sepse kërkon të hedh baltë mbi Amerikën. Të hedh baltë mbi Amerikën që të pastrojë vetveten. Kërkon të tregojë të korruptuar Amerikën, që njerëzit të harrojnë akuzat e bëra për inkurajim korrupsioni. Pse ma bën këtë thotë? Pse më shpallën non grata? Kjo është pyetja që gjithmonë e mundon Sali Berishën.
Në politikën e jashtme Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë të unifikuar, të djathtë dhe të majtë. Të djathtë e të majtë kundër korrupsionit dhe pro demokracisë. Në fakt të gjitha vendet demokratike perëndimore kështu veprojnë. Prandaj Sali Berishën pasi e shpallën non grata Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të majtët e Amerikës e shpallën non grata edhe të djathtët e Mbretërisë së Bashkuar.
I dhanë mundësinë me shumë vështirësi që ta qeveristë këtë vend dhe ta qeveristë mirë, i merr sot për hallin e vet personal dhe i fut në një rruge qorre, ku në fund të së cilës është vetëm fytyra e Ilir Metës. Kushdo e kupton sot që aleanca që ka bërë Sali Berisha me Ilir Metën, nuk synon aspak pushtetin.
Sapo erdhi Edi Rama në qeverisje bashkë me Metën. Kë vuri në fokus? Kë larguan nga puna në mënyrën me të vrazhdë dhe antiligjore, demokratët. Nuk harrohet kjo.
E si të vi sot dhe një herë të shprehë e të dalë para demokratëve dhe shqiptarëve, si oferta e re, aleanca Berisha Meta që do të rrëzojnë Edi Ramen. Jo more jo, është oksigjeni i Edi Ramës, është shpresa e Edi Ramës, kanë të njëjtin hall. Si njëri si tjetri dhe tjetri. Dhe është aleancë që bëhet me bekimin, ndihmën e Ramës. Një aleancë që behet për të shpëtuar me drejtësinë, hallet personale me SHBA. Njëri është non grata, tjetri njihet si pazarxhi politik, e madje në Berat njihet shumë mirë. Tjetri është nisur drejt kësaj rruge. Hallet që ka Edi Rama kanë shkuar deri në SHBA. Nje muaj të tërë gjatë janarit nuk u duk në parlament. Kur plasi skandali Mc Gonigal. Ku ishte i përfshirë. Me paret e shtetit shkon korrupton, lobon kundër PD. Një çështje qe vazhdon atje të jetë në hetim e sipër. Hallet me drejtesinë i kanë bere ato të jene bashke. Ky është halli. Ne te gjithë këtë panoramë. Ka vetem nje formacion politik qe nuk ka halle. Ja jeni ju këtu. Është PD. E di une ka qenë e vështire në fillim, shumë e vështirë ka qenë. Por ndarja e madhe që është bërë, është ndarja mes hallexhinjëve nga njëra anë dhe njerëzve të lirë nga ana tjetër. Ska këtu ne këtë salle. Nuk kishte në Durrës, Tiranë, as në Shkodër as në Sarandë e në Fier.
Me mbështetjen e aleatëve perendimor. Duan të kene aleatin e tyre serioz në Shqipëri. SHBA, Mbreteria e Bashkuar, BE. Jemi ne. Vlerat e tyre i mbartim ne. Interesat e tyre mund t’i mbrojmë vetem ne. Nuk mund t’i mbrojë ky regjim i korruptuar, as ajo pjesë e opozit2s së korruptuar. Këtë kijeni si bindje. Janë ngopur me regjimin e Edi Ramës. Janë ngopur me Berishën dhe Ilir Metën. E vetmja shpresë që mendojnë është PD, është kjo.
Lini një Përgjigje