
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se amerikanët po ngrenë dyshime për një ‘pazar’ mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se ky pazar dyshohet të jetë bërë që Rama të marrë pushtetin e katërt ndërkohë Berisha të marrë disa bashki në këto zgjedhje.
Juristi theksoi se Rama po luan me dy porta, nga njëra anë i mban punët mirë me SHBA dhe nga ana tjetër i jep garanci Berishës.
“Mendoj se Escobar dhe SHBA kanë filluar të kenë dyshimet e tyre që ka një Pazar mes Ramës dhe Berishës. Dyshohet që ky Pazar është bërë që Rama të marrë pushtetin e 4 dhe Berishës ti lërë disa bashki në këto zgjedhje. Rama është duke luajtur me dy porta, nga njëra anë mban krahun e SHBA-së dhe nga ana tjetër jep garancitë Berishës që do të jetë i paprekshëm dhe e mban si faktor opozitar duke e lejuar atë që të jetë në politik por duke e mbajtur me thërrime pushtetin. Për këtë arsye SHBA do të analizojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe do reflektojnë në 15 maj për këtë çështje”, tha ai.
Lini një Përgjigje