TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2024, 21:36

Kur vjen puna te xhepat, PD-PS gjejnë konsensusin/ U lodhën shumë te TIMS, deputetët kërkojnë një pagë shtesë

Shkruar nga Pamfleti

Kur vjen puna te xhepat, PD-PS gjejnë konsensusin/ U lodhën shumë

Edhe pse deputetët e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Hetimor të TIMS nuk arritën të binin dakord për raportet, kur bëhet fjalë për të ‘mbushur’ xhepat e tyre e gjejnë gjuhën e përbashkët. Ata bashkuan votat për të marrë një rrogë shpërblim, me justifikimin se punuan me orë të zgjatura.

“Duke ju falënderuar për punën, propozimi është për të marrë një vendim të ndërmjetëm për të marrë një pagë shpërblim për shkak të orëve shtesë”, tha Salianji,

Të gjithë anëtarët e mazhorancës, votuan pro propozimit të Salianjit. Nga njëra anë Salianji i akuzon se kanë fjetur gjumë dhe nuk ka punuar, e nga ana tjetër kërkon t'i ‘shpërblejë’ për punën e ‘pa lodhur’, vetëm për të përfituar edhe vetë.

Më herët Komisionit Hetimor miratoi me votat e PS raportin e mazhorancës, ndërsa rrëzoi raportin e opozitës. Salianji u shpreh se raporti i tyre do të jetë në Kuvend si një mendim pakicë.

Salianji falënderoi të gjithë kolegët që ishin pjesë e këtij komisioni, duke thënë se ky komision bëri gjetje përtej parashikimeve.

“Duke ju njohur ne këtë komision hetimor, ju do të donit të ishit në anën e ligjit, por nuk ju kanë lënë. Do të bëheni pjesë e historisë së komisioneve hetimore për shkak se ky komision bëri gjetje që përtej parashikimeve që kishim në kërkesat fillestare”, u shpreh deputeti i PD.

Lini një Përgjigje