
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka sulmuar Ilir Metën pas fjalimit të tij në protestën para Kryeministrisë.
I ftuar në Report Tv, Çollaku tha se nuk kishte nevojë që Ilir Meta t;i jepte leksione demokratëve se kush duhej të dilte në protestë e kush jo.
Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku tha se Metës nuk i takonte të bënte zotin e shtëpisë në protestën e demokratëve, pasi aty ishte i ftuar.
“U ndjeva në vështirësi të madhe, dhe pashë se nuk isha i vetëm në atë protestë, kur dëgjova që në podium hipi Meta dhe filloi të fliste kundër Dumanit dhe filloi t’u tregonte demokratëve një palë ju jeni burra të mirë, ju të këqij, turp ju që vini ju që s’vini. Si takonte Metës të bënte zotin e shtëpisë në një darkë që nuk ishte e tij. Meta ishte i ftuar në protestë, ishte protestë demokratësh. Nuk i takonte Metës të caktonte kush është burrë i mirë, kush është burrë i keq në PD. Pati heshtje te turma, disa u larguan, disa filluan të protestuan. Nuk ka të drejtë Meta tu kërkojë llogari demokratëve ca kanë bërë me kryetarin e tyre. Është çështje e demokratëve, jo e Metës që të japë leksione të shtëpia e demokratëve, te PL është i lirë të bëjë çfarë të dijë, por jo në atë ambient ku ishte me 90% anëtarë të mbështetës të PD”, tha Çollaku për Report Tv.
Lini një Përgjigje