TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2024, 18:48

Debate në Komisionin e ‘TIMS’, mazhoranca nuk pranon raportin e opozitës, Salianji: Në 3 muaj punë ju 2 muaj ishit në tualet

Shkruar nga Pamfleti
Debate në Komisionin e ‘TIMS’, mazhoranca nuk pranon raportin e
Ervin Salianji

Komisioni Hetimor i TIMS nisi me debate këtë të martë. Kjo është mbledhja e fundit e këtij komisioni dhe kryetari Ervin Salianji, deklaron se ka gati raportin përfundimtar, por ka hasur kundërshtinë e nënkryetarit socialist Toni Gogu i cili paraqet një tjetër raport të hartuar nga 8 anëtarët e mazhorancës dhe ekspertët e propozuar prej tyre.

Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji, u kërkoi anëtarëve të mazhorancës të përgatisnin një raport të përbashkët përfundimtar, ndërsa i akuzoi se nuk kanë qenë pjesëmarrës aktiv në mbledhjet e ‘TIMS-it”.
Salianji: Në 3 muaj e ca punë që ishte ky komision, 2 muaj ju ishit në tualet. Asnjë nga ju nuk e keni lexuar raportin. Doni të dalim në një raport përfundimtar apo keni vetëm kundërshti”, pyeti Salianji.

Toni Ggogu: Nëse raporti që ju keni përgatitur është ajo që ju keni thënë gjatë gjithë veprimtarisë së komisionit, do të jetë raporti i pakicës. Ne kemi një tjetër raport të përgatitur nga një grup tjetër ekspertësh. Nëse doni t’i hedhim në votim, vazhdojmë. Nëse doni të lexoni raportin tuaj, vazhdoni, por duhet të votohet për të qenë raport i komisionit

Në mbledhjen e kaluar, u pyet dëshmitari i fundit në Planin e Hetimit të miratuar në unanimitet, ndërsa përfaqësuesit e mazhorancës kërkuan t’i përmbahen ligjit dhe mandatit të caktuar nga Kuvendi, që mbaron në korrik, bashkë me këtë sesion punimesh të Kuvendit.

Por, kërkesa e deputetëve të PS për të deklaruar përfundimin e hetimit parlamentar për këtë çështje nuk u mor në konsideratë nga kryetari i komisionit, duke mos u hedhur për votim, pasi sipas tij, hetimet duhen zgjatur.

Lini një Përgjigje