Kryeministri britanik Keir Starmer e përshkroi Ballkanin Perëndimor si një "kazan evropian" që vë në provë sigurinë e kontinentit të vjetër, në fjalën e tij hapëse në samin me udhëheqësit e rajonit në Londër.
Kryeministri britanik i cili priti në Londër udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës, teksa Britania e Madhe po përpiqet të bjerë dakord për masa të mëtejshme për të zvogëluar numrin e migrantëve që vijnë ilegalisht.
Mbretëria e Bashkuar është në negociata të vazhdueshme me disa nga vendet për të pritur të ashtuquajturat qendra kthimi, ku vendi mund të dërgojë azilkërkuesit e refuzuar përpara se të deportohen.
“Rajoni është përshkruar si udhëkryqi i Evropës, por shumë shpesh ka qenë edhe tundimi i Evropës, një kazan ku vihet në provë siguria e kontinentit tonë”, tha kryeministri britanik, raporton Danas.rs.
Starmer gjithashtu shtoi se bisedimet do të përqendroheshin në sigurinë, migracionin dhe rritjen ekonomike, dhe se udhëheqësit do të diskutonin se si të kundërshtonin "ndikimin keqdashës" të Rusisë, si dhe të çrrënjosnin korrupsionin dhe çështjet e përbashkëta të migracionit.
"Ballkani Perëndimor ka qenë prej kohësh një rrugë jetësore tranziti për bandat kriminale të kontrabandistëve. Nuk doni t'i shihni këto banda të veprojnë në territorin tuaj dhe të gjithë ne vuajmë pasojat e veprimeve të tyre", tha Starmer .
Procesi i Berlinit është një iniciativë diplomatike e nisur në vitin 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel, me qëllim afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.
Në mesin e pjesëmarrësve të Samitit në Londër ishin kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjes, Borjana Kristo, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, Albin Kurti i Kosovës,Hristijan Mickoski i Maqedonisë së Veriut, dhe nga Serbia, Đuro Matsut.
Së bashku me udhëheqësit nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, Kryeministri britanike mirëpriti edhe përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës dhe anëtarëve të tjerë të BE-së në Samitin në Londër, ndërsa Mbreti Britanik Charles III organizoi një pritje për pjesëmarrësit.
Samitet e Procesit të Berlinit mbahen një herë në vit, dhe i fundit ishte në tetor 2024 në Berlin.
Lini një Përgjigje