TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Gusht 2025, 20:28

Kriza parlamentare në Kosovë drejt fundit, Berisha i pari politikan shqiptar që uron Dimal Bashën 

Shkruar nga Pamfleti
Kriza parlamentare në Kosovë drejt fundit, Berisha i pari politikan
Sali Berisha dhe Dimal Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me zhbllokimin e procesit të kosntituimit të Kuvendit të Kosovës.

Nëpërmjet një psotimi në Facebook, Berisha ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha për zgjedhjen e tij.

Kryedemokrati është politikani i parë shqiptar që uroi Dimal Bashën. 

“Kosova zgjedh kryetarin e Kuvendit.

Të dashur miq, pas një procedure të zgjatur disa muaj Kosova në përputhje me procedurën zgjodhi kryetarin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025. Me këtë rast në emër të PD i uroj Kryetarit të zgjedhur Z. Dimal Basha suksese në detyrë dhe Kuvendit të Kosovës punë të mbarë”, shkruan Sali Berisha.

 

dimal basha sali berisha kuvendi i kosoves

Lini një Përgjigje