TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Gusht 2025, 18:07

Merr fund debati për zgjedhjet, Komisioni Rregullator mblidhet të enjten për të vulosur 11 majin

Shkruar nga Pamfleti
Merr fund debati për zgjedhjet, Komisioni Rregullator mblidhet të
Foto Ilustruese

Komisioni Rregullator i KQZ-së do të mblidhet për të vulosur përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, duke i dhënë kështu fund çdo debati mbi procesin zgjedhor.

Mbledhja e komisionit do të mbahet të enjten, më 28 gusht, në orën 11:30.

Komisioni do të shpallë zyrtarisht numrin e votave, mandatet e fituara dhe listat emërore të deputetëve për çdo subjekt politik.

Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator i hap rrugë dekretit të Presidentit Barjam Begaj për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri.

“Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025. Në mbështetje të nenit 20, pikat 2, shkronja “d”, e 3, dhe nenit 167, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator vendosi:

Të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 Maj 2025, si më poshtë vijon: Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore, sipas lidhjes nr. 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;

Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi, sipas lidhjes nr. 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi; Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në vendim.

 

rezultati i zgjedhjeve te 11 majit komisioni rregullator kqz

Lini një Përgjigje