TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Gusht 2025, 13:55

Pas takimeve me ministrat, në Kryeministri shkon edhe biznesmeni Behgjet Pacolli

Shkruar nga Pamfleti

Pas takimeve me ministrat, në Kryeministri shkon edhe biznesmeni Behgjet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me disa ministra, në prag të sezonit të ri parlamentar dhe përgatitjeve për Asamblenë e Partisë Socialiste.

Në Kryeministri ka qenë i pranishëm edhe biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli. Ai është parë duke dalë nga godina e qeverisë pas përfundimit të takimit, duke shtuar interes për atë që po diskutohet në mjediset e larta të politikës shqiptare.

Në këto takime, i pari që mbërriti në zyrën e kryeministrit ishte ministri i Financave, Petrit Malaj. Më pas, atij i janë bashkuar ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, e me radhë.

Në focus mendohet të jetë përgatitja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila pritet të jetë forumi më i rëndësishëm politik i PS-së për këtë periudhë. Në asamble do të bëhen publikë edhe emrat e qeverisë së re, ndërsa pritet me shumë interes se çfarë ndryshimesh do të bëjë Kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij.

 

në kryeministri biznesmeni behgjet pacolli

Lini një Përgjigje