
Partia e Lirisë ka reaguar pas lajmit të qeverisë se ka nisur shpërndarja e librave falas për nxënësit e shkollave.
Erisa Xhixhos e ka cilësuar si mashtrim shpërndarjen e librave falas për nxënësit, pasi vetëm klasat I-III përfitojnë tekste të reja, ndërsa të tjerët detyrohen t’i blejnë vetë.
“Propagandë e vjetër dhe aq e konsumuar sa librat që u jepen nxënësve falas. Tekstet e papërdorshme që qeveria i jep falas zënë vend vetëm në postimet e kryeministrit.
Asgjë nuk ka ndryshuar nga një vit më parë, përveç faktit që në shkolla ka më pak nxënës.
Pajisja me tekste të reja falas e 236 000 nxënësve është një gënjeshtër e madhe. Tekste të reja falas kanë vetëm klasat I-III, ndërkohë që nga klasa e IV-IX, tekstet që u jepen falas janë të papërdorshme.
Edhe këtë vit, prindërit janë të detyruar t’i blejnë librat e shkollës për fëmijët e tyre, sepse kjo qeveri nuk e ka pasur prioritet arsimin dhe as ka ndërmend ta ketë”, shkruan Xhixho.
Lini një Përgjigje