TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Gusht 2025, 16:44

“Kur të flas unë, ti do jesh lajm i fundit”/ Veliaj mesazh të koduar në “TikTok”, për kë e ka kreu i bashkisë?

Shkruar nga Pamfleti

“Kur të flas unë, ti do jesh lajm i fundit”/ Veliaj mesazh

Veliaj me mesazh goditës në rrjtetet sociale...

Kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të dërgojë mesazhe të koduara në TikTok, ndonëse kjo platformë është e ndaluar në Shqipëri.

Nuk e dimë nëse e menaxhon vetë ai kur i lejohet apo të afërm të tij, por Veliaj dërgon shpesh herë mesazhe të forta në këtë rrjet.

Fakti që ai e përdor edhe pse është e ndaluar, tregon qartë ‘rebelimin’. Ndërkohë bie në sy mesazhi që ai ka shpërndarë. Veliaj shkruan në anglisht: "Je kaq i qetë. Modaliteti i heshtur është aktiv sepse nuk më pëlqen më. Kur të flas unë, ti do jesh lajm i fundit", shkruan ai.

Ajo që bie në sy është se kolegët e tij bashkë me kryeministrin e harruan. Askush nuk del të flasë më për të dhe duket se Veliaj i ‘kujton’ herë pas here se ai është aty dhe di shumë.

Pas arrestimit të Veliajt, Rama nisi sulmet dhe akuzat ndaj drejtësisë. Po ashtu u duk sikur i doli në krah kryebashkiakut. Në të njëjtën linjë u pozicionuan edhe deputetët e tjerë të PS, disa prej tyre shumë miq të afërt të Veliajt.

Por e gjitha duket se ishte lojë. Rama dalëngadalë i zaptoi bashkinë dhe i largoi besnikët e Veliajt. Po ashtu, që në shkurt, Rama nuk është dëgjuar të flasë më për të, edhe kur e kanë pyetur mediat. Të njëjtën gjë edhe deputetët e PS, që i shkojnë pas bishtit Ramës.

Lini një Përgjigje