
Bashkia e Durrësit emëron nënkryetarin e ri...
Menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama nisi një aksion në bashkitë kryesore të vendit, duke dhënë ultimatume për largimin e nënkryetarëve dhe drejtorëve në detyrë.
Të gjithë kryebashkiakët ju bindën Bablokut dhe i larguan njerëzit që kishin emëruar. Argumenti ishte se ata nuk punonin si duhet dhe duhen emra të rinj dhe të përkushtuar në punë. Madje u hapën dhe disa konkurse.
E gjitha ka qenë sa për tu hedhur hi syve shqiptarëve, pasi thjesht drejtorët e Ramës kanë ndërruar vendet me njeri-tjetrin. Në detyrë janë emëruar po tarafi i tyre, teksa duket se në disa sektorë kanë depërtuar edhe ata të lidhur me bandat.
Ndër të parat që ka bërë emërimet e reja është Bashkia e Durrësit, e drejtuar nga Emiriana Sako. Në postin e nënkryetarit të Bashkisë është emëruar Egert Hoxha. Ai zëvendëson Renis Mullajn, i cili kaloi drejtor spitali.
Por kush është Egert Hoxha?
1 vit para zgjedhjeve të 2025, Hoxha u emëruar drejtor i OSHEE-Durrës. Pas emërimit të tij, kjo drejtori ishte plotësisht nën urdhrat e kapobandave të krimit në Durrës, Shijak, Shkozet, Sukth, Krujë, Kavajë e Rrogozhinë.
Të gjithë bashkë, punuan fort më 11 maj dhe i siguruan Ramës 8 mandate në Durrës. Ata u bënë bashkë për të vjedhur vota, manipuluar rezultate, ushtruar presione, në mënyrë që Babloku të merrte mandatin e katërt.
Në 2015 Egert Hoxha u emërua Drejtor i Sektorit të Shitjes së Energjisë në OSHEE, ku mbulonte grumbullimin e fondeve për votat e PS nëpërmjet vjedhjes së të ardhurave dhe fshirjen e faturave, për ato familje që votonin PS në Qarkun e Durrësit.
Ndërsa në prill 2024, pas provave që dha për zgjedhjet 2017, 2019 e 2021, në angazhimin e bandave dhe grumbullimin e votave, Egert Hoxha u emërua drejtor Rajonal i OSHEE-së në Durrës.
Veprimet e para të Egert Hoxhës pas emërimit drejtor i OSHEE, ishin këto: shkarkimi i drejtuesve korrekt të sektorëve, inxhinierëve e specialistëve të aftë; punësimi i 120 punonjësve shtesë, fshirja e faturave të pa paguara për bisneset e familjarëve, shokëve, zyrtarëve të PS e pushtetit dhe familjarëve të kriminelëve me të cilët është në grup. Tani duket se Egerti është shpërblyer për kontributin që dha. /Pamfleti
Lini një Përgjigje