TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia26 Dhjetor 2024, 11:11

Durrës/ Egert Hoxha i OSHEE, gati për zgjedhjet 2025: bashkëpunim me bandat për faturat e hallexhinjve

Shkruar nga Pamfleti
Durrës/ Egert Hoxha i OSHEE, gati për zgjedhjet 2025: bashkëpunim
Egert Hoxha /

Ky drejtor, eksponent i krimit, po zbaton linjën e PS dhe skemat e Bablokut, për mbajtjen e pushtetit në bashkë- qeverisje me grupet e kriminale, duke i bërë palë me fuqi e përfitime, por prej vitit 2013, ai ka lidhje të forta me bandat e Durrësit, Shkozetit e Shijakut dhe është pjesë aktive drejtuese e tyre në fushatat elektorale e proceset zgjedhore...

Prej muajit prill 2024, sipas marrëveshjes së Bablokut me klanin e tij dhe bandat kriminale në Durrës, Shkozet e Shijak, Drejtor Rajonal i OSHEE është emëruar Egert Hoxha, shërbëtor aktiv e me shumë “arritje” në punët dhe lidhjet e pista, të kupolës së qeverisjes në “pashallëkun” e Durrësit.

“Gerti i shefit” siç e njohin, u emërua drejtor i OSHEE- Durrës, 1 vit para zgjedhjeve të pritshme 2025, për ta tjetërsuar këtë degë, plotësisht në qendër punësimi të militantëve të papërfillur deri tani, dhe në bazë financimi e grumbullim vatash nëpërmjet favoreve me faturat e energjisë.

Dhe gjatë 7 viteve  që drejtor rajonal ishte Plator Mehmeti, OSHEE në Durrës ka qenë bazë punësimi për militantët, qendër vjedhjesh me tenderë e nga faturat dhe “ushtri” elektorale e PS.

Ndërsa me emërimin e Egert Hoxhës, OSHEE-ja Rajonale e Durrësit, është plotësisht nën urdhërat e kapobandave të krimit në Durrës, Shijak, Shkozet, Sukth, Krujë, Kavajë e Rrogozhinë; disa prej të cilëve kanë ndikim absolut dhe mbi Bablokun, megjithëse janë arrestuar në muajin tetor 2024, bashkë me deputetin Çyrbja e janë në arrati.

Me këtë ndikim të bandave në drejtimin, punësimet, shkarkimet, veprimtarinë dhe të ardhurat e OSHEE- Durrës, drejtori Egert Hoxha ka dy lidhje:

- Ai po zbaton linjën e PS dhe skemat e Bablokut, për mbajtjen e pushtetit në bashkë- qeverisje me grupet kriminale, duke i bërë palë me fuqi e përfitime financiare e pasurore nga shteti dhe lejimin e trafikut të drogës e kontrabandës në pikat kufitare.

- Prej vitit 2013, Drejtori Egert Hoxha ka lidhje të forta me bandat kriminale të Durrësit, Shkozetit e Shijakut, dhe është pjesë aktive drejtuese e tyre në fushatat elektorale e proceset zgjedhore.

Pas provave që dha me bandën “Niçe” dhe bandat e tjera në zgjedhjet 2013 e zgjedhjet lokale të vitit 2015; në muajin tetor 2015, Egert Hoxha u emërua Drejtor i Sektorit të Shitjes së Energjisë në OSHEE, ku mbulonte grumbullimin e fondeve për votat e PS nëpërmjet vjedhjes së të ardhurave dhe fshirjen e faturave, për ato familje që votonin PS në Qarkun e Durrësit.

Ndërsa në prill 2024, pas provave që dha për zgjedhjet 2017, 2019 e 2021, në angazhimin e bandave dhe grumbullimin e votave, Egert Hoxha u emërua drejtor Rajonal i OSHEE-së në Durrës.

Veprimet e para të Egert Hoxhës pas emërimit drejtor i OSHEE, ishin këto: shkarkimi i drejtuesve korrekt të sektorëve, inxhinierëve e specialistëve të aftë; punësimi i 120 punonjësve shtesë, fshirja e faturave të pa paguara për bisneset e familjarëve, shokëve, zyrtarëve të PS e pushtetit dhe familjarëve të krimiminelëve me të cilët është në grup.  

Për zgjedhjet e vitit 2025, drejtori Egert Hoxha po punon në dy fronte: bashkëpunim me bandat në Durrës, për të garantuar vota me “kulaç e kërbaç” siç kanë bërë deri tani, punësime të tjera shtesë në OSHEE dhe fshirje të faturave për hallexhinjtë.

Ai ka krijuar grupe në OSHEE- Durrës, që po evidenton familjet debitore në Durrës, Shijak, Shkozet, Maminas, Rrashbull, Sukth, Rromanat, ish-Kënetë, Qerret, Manzë, Xhafzotaj etj., për të nisur premtimet dhe veprimet e fshirjes së faturave që do t’i regjistrojë si “humbje”.

Në PS-në e Durrësit dhe nga bandat që e komandojnë atë, ka filluar të flitet, se Egert Hoxha do futet në listat e sigurta për deputet në vitin 2025, ndërsa në dosjet e BKH e SPAK, emri i tij ka dalë në kontaktet SKY-EC me bandat. Kaq për sot!/Pamfleti

 

egert hoxha oshee durrës faturat e hallexhinjve

Lini një Përgjigje