TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 22:51

Kreshnik Spahiu: Sfida e Bashës nuk është rikthimi në krye të PD-së, por rikthimi në krye të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Sfida e Bashës nuk është rikthimi në krye

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar kthimin e Lulzim Bashës në politikë, 14 muaj pasi dha dorëheqjen, tha se atë e presin disa sfida të mëdha brenda PD-së.

Në një intervistë për emisionin në “Now” në “Euronews Albaina”, ai u shpreh se Basha ka një sfidë shumë më të madhe se të bëhet kryetari i Partisë Demokratike, që lidhet me kryesimin dhe bashkimin e opozitës që në këndvështrimin e juristit është më e madhe se PD-ja.

Zoti Basha ka një sfidë specifike. Sfida e Lulzim Bashës nuk është a do të bëhet kryetar PD-je, sfida e Lulzim Bashës është a do të bëhet dot kryetar i opozitës. Ku është ndryshimi i njërës me tjetrën? Ndryshimi është shumë i madh sepse populli opozitar në Shqipëri është shumë më i madh se Partia Demokratike, qoftë me 100 mijë, 200 mijë apo dhe 500 mijë vota. Unë mendoj që ka dhe 700 mijë të tjerë që kanë bojkotuar dhe nuk kanë votuar, që jetojnë në Shqipëri.

Lulzim Basha, a e bashkon dot PD-në, një, dhe e dyta a e bashkon dot opozitën. Për këtë ka kohë pak muaj për ta bërë sepse forca e Lulzim Bashës, prej gjithë infrastrukturës dhe logjistikës që ka PD-ja zyrtare është më e madhe sot”, sqaroi Spahiu.

spahiu basha pd opozita

Lini një Përgjigje