
Enkelejd Alibeaj ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit të Lulzim Bashës për kreun e PD.
Në një intervistë ai tha se ende nuk dihet nëse do të kandidojë për kreun e PD-së, por edhe nëse e bën, sipas tij nuk është një mëkat.
“Ka qenë një dorëheqje që kishte si justifikim edhe kontributin tjetër, që edhe Berisha të ikte. Parë ftohtë, qetë, nëse ka një standard që do duhet të vendoset në PD dhe që s’ka qenë më parë është që të mos kemi paragjykim për asnjërin. Po flasim për të hequr atë lloj psikoze të kaluar, të përcaktuar që ti s’duhet të kandidosh, ti nuk bën. Si anëtar i PD-së, Sokol ti ke vetëm një votë, a s’do ishte mirë që ata ta pranojnë bën apo s’bën. Të jenë ata se kush bën dhe kush jo. Unë e refuzoj të përcaktoj unë kush ka të drejtë të kandidojë dhe kush jo. Gara e ndershme është ushtrimi më i mirë i demokracisë që i shërben një partie politike”, tha ai.
I pyetur nëse do ta mbështesë Bashën, nëse kandidon në garën për kreun e PD-së, Alibeaj tha se do donte të shihet sa më shumë kandidatë për këtë dhe më shumë platforma.
“Nëse do të isha një votues unë do të doja të kishte më shumë kandidatë. Do të doja të shihja te kandidatët idenë, platformën se ku beson apo pretendon të çojë PD. Partia e para pastaj kryetarlliku. Të bëjë betejë me të shkuarën”, tha ai.
Lini një Përgjigje