
Sali Berisha vijon të këmbëngulë se zgjedhjet u blenë.
Berisha tha se dëshmia më e fortë për blerjen e votave është rritja e partisë së Tom Doshit nga 27 mijë vota 86 mijë vota.
"U blenë nën dorë me para krimi dhe para të qeverisë, votat. Dëshmia më flagrante e kësaj është partia e Doshit e cila nga 27 mijë vota shkoi në 86 mijë vota, u rrit 310%. Jashtë çdo lloj dyshimi se blerës absolut më i madh është Edi Rama. Partitë janë lojtarë, por zgjedhjet janë për qytetarët dhe shoqërinë. Ky agresion që iu bë qytetarëve në këtë fushatë, është më i egri që mund të jetë bërë ndonjëherë ndaj votës së tyre të lirë", tha Berisha në “SyriTV”.
Lini një Përgjigje