TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 20:24

“Krerë partie me biletë vajtje–ardhje”, Korreshi kundër rikthimit të Bashës: Liderët duhet të kenë burrni kur zgjedhin të ikin

Shkruar nga Pamfleti

“Krerë partie me biletë vajtje–ardhje”, Korreshi

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi është shprehur se pas asaj që ndodhi me zgjedhjet e 14 majit, PD-ja duhet të vazhdojë pa drejtimin e Sali Berishës, Lulzim Bashës, apo edhe Enkelejd Alibeajt.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, Koreshi deklaron se nuk do e dëshironte rikthimin në krye të PD-së të Lulzim Bashës, sipas tij liderët e partive duhet të tregojnë burrëri kur vendosin të ikin nga posti.

Demokratët duhet të vazhdojnë përpara dhe vetëm duke negociuar mes tyre për bashkimin e tyre. Partia Demokratike duhet të bëjë pa Bashën, Berishën apo Alibeajn. Liderët mendoj se duhet të kenë burrni kur zgjedhin të ikin, pasi shanset që ata të bashkohen me njëri-tjetrin janë zero. Por pyetja që mbetet është se a do të arrijnë demokratët të bashkohen me njëri-tjetrin për zgjedhjet e ardhshme. Pasi nuk ka më logjikë pjesa a bashkohen kryetarët. Sepse kështu siç e kemi nisur ne, Edi Rama do të marrë 100 mandate qeverie”, theksoi Korreshi.

korreshi basha berisha pd

Lini një Përgjigje