TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 18:55

“Bardhi dhe Tabaku kanë humbur besimin e amerikanes”, Frrok Çupi: Basha duhet të kthehet për të shëruar PD-në

Shkruar nga Pamfleti

“Bardhi dhe Tabaku kanë humbur besimin e amerikanes”, Frrok

Analisti Frrok Çupi është shprehur se Basha duhet të rikthehet në krye të PD-së pasi ka marrë aksione konkrete politike, akte këto që sipas tij e dallojnë nga pjesa tjetër e figurave në Partinë Demokratike.

Në një intervistë për “Abc news” Çupi tha se i vetmi autoritet institucional që ka sot Partia Demokratike është vetë Lulzim Basha, kurse të tjerët janë të emëruar prej tij.

Ai u shpreh se Basha vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar Sali Berishën dhe ky është një akt për t’u duartrokitur, por dhe një element që e sëhron PD-në nga influenca e Berishës.

Paraprakisht bëjmë një marrëveshje të fjalës; Lulzim Basha nuk ka ikur, dmth nuk kthehet, Basha është aty. Basha ka plot ,ka  disa arsye për kthim, disa motive, disa faktorë dhe disa domosdoshmëri. I vetmi autoritet që ka PD është Lulzim Basha. Ai është ligjërisht kryetar i partisë, të tjerët janë procesionarë, janë në varësi, Basha është I zgjedhur, të tjerët janë të emëruarit prej tij. Basha ka kryer disa akte politike, ka kryer aktin e largimit të Berishës nga PD. Asnjëri prej këtyre që thonë se nuk duhet të vijë Lulzim Basha nuk e kanë kryer këtë gjë. Kanë flirtuar me mijëra here. Bardhi dhe Tabaku kanë humbur besimin e politikës amerikane.

Ka dhe një seriozitet të perëndimit në vendin tonë dhe në raporte me PD, e cila po tentohet të kurohet dhe shërbehet. Këto janë këto arsye që PD duhet të kthehet në krye të PD. Ka një pyetje që e shtrojë të tjerët: Që Lulzim Basha nuk të çon në fitore. Nuk po thuhet për fitore, por po thuhet që PD të qartësohet, që PD-ja të kthehet në një parti properëndimore. Të pastrohet nga metastazat e Berishë, është shumë e rëndësishme. Këta nuk e kuptojë se çfarë përfaqëson Berisha për rrezikun në rajon dhe për rrezikun në perëndim sidomos në vendin tonë. Disa të tjerë që Basha ka defektet e veta, pa diskutim që ka defekte”, u shpreh ai.

Analisti Çupi shtoi më tej se Partia Demokratike ndodhet në “reanimacion” dhe nëse nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje ligjore apo institucionale, ajo rrezikon të përfundojë në pozitat e Foltores.

Kemi një PD një reanimacion, e kemi në situatë emergjence. E kemi në një situatë të tillë që nëse nuk gjen kauzën ligjore dhe institucionale, ajo do bëjë një rrëshqitje dhe do shkojë në pozitat e Foltores”, shtoi ai.

Çupi pd basha

Lini një Përgjigje