TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 14:50

KQZ i dha mandatin, Ngjela bën parashikimin: Fredi Beleri ka vetëm një pengesë!

Shkruar nga Pamfleti
KQZ i dha mandatin, Ngjela bën parashikimin: Fredi Beleri ka vetëm
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar ditën e sotme procesin gjyqësor për kryebashkiakun e zgjedhur të Hiamrës, Fredi Beleri.

Ngjela tha se deri në momentin që të ketë një dënim të formës së prerë nga gjykata, Beleri prezumohet i pafajshëm dhe nuk mund t’i ndalohet dot e drejta për t’u mandatuar në krye të bashkisë së Himarës.

Ai theksoi se e vetmja pengesë është betimi përpara Këshillit Bashkiak, për të cilin mudn t’i japin leje ta kryejë.

Por Ngjela theksoi se në optikën e tij provat janë të plota dhe Beleri do të dënohet nga gjykata përpara se të mbarojë afati i betimit si kryebashkiak.

“Beleri prezumohet i pafajshëm. Pavarësisht se është i arrestuar, nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë. Deri në momentin që nuk ka një vendim të formës së prerë nuk e ndalon dot njeri ligjërisht që ata që e kanë zgjedhur të vijojnë procedurën. Deri këtu jemi në një proces normal. Por ai ëhstë në burg dhe nuk ka mundësi të bëjë betimin. Ose do ta lejojnë të bëjë betimin dhe të kthehet në burg, por bërja e betimit ka një afat i cili dhet të respektohet.

Por duhet të sqarojmë një gjë se nuk ka shpresë të jetë kryetar i bashkisë së Himarës. Pasi ligji thotë që një kryetar bashkie që dënohet me një vendim të formës së prerë nga gjykata, nuk mund të jetë më kryetar bashkie, i hiqet mandati. Pasi të dalë në gjyq dhe gjyqin do ta bëjën shpejt. Pasi të mbarojnë dy gjyqet e tij, ku prokuroria ka provat e plota, do dënohet me një vendim të GJKKO dhe vepra penale që ka bërë është nga 1 vit deri në 5 vjet. Nëse ai dënohet nuk do të mund të jetë më kryetar bashkie”, tha Ngjela i ftuar në Euronews Albania.

Po sot kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ka dhënë mandatin Fredi Belerit për Himarën, i cili ndodhet pas hekurave për blerje votash.

 

Lini një Përgjigje