Kuvendi po nxiton për të dekretuar ligjin për rritjen e pagave për ministrat dhe deputetët.
Nënkryetarja e Kuvedit, Ermonela Felaj në seancën e sotme plenare u ka kërkuar deputetëve që të votojnë projektligjin për rritjen e pagave përpara se të përfundojë seanca.
Pasi e futi me nxitim në rendin e ditës së seancës së sotme, pak ditë pasi u miratua nga komisioni parlamentar, Kuvendi kërkon ta dekretojë ligjin brenda 25 majit.
Kjo pasi Presidenti i Republikës Bajram Begaj niset nesër për një vizitë zyrtare dyditore në Itali dhe në të kundërt ligji do të dekretohej pas kthimit të tij.
“Ndërkohë kolegë ju njoftoj që Presidenti i Republikës ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm të paketës së ligjeve për shkak edhe të largimit të tij në një vizitë jashtë vendit, në orën 14:30 ne do të votojmë përpara se të përfundojë seanca. Kështu që secili nga kolegët të shikojë edhe radhën e diskutimeve të tij në fjalë sepse në atë orë do të ndërpriten diskutimet për të kaluar në votim”, tha Felaj.
Lini një Përgjigje