TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 13:25

Berisha sulmon Ramën: Shpërndau miliona euro, përdori bandat për t’u bërë presion qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon Ramën: Shpërndau miliona euro, përdori
Sali Berisha në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij para parlamentit u ndal në zgjedhjet e 14 majit, të cila ti quajti një farsë elektorale. Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ka manipuluar votat, duke përdorur bandat për të bërë presion ndaj qytetarëve.

Sipas tij, një tjetër mekanizëm është edhe përdorimi i qindra miliona euro për të blerë votat.

Edi Rama ia doli ta angazhojë të gjitha bandat në Shqipëri, t’i bashkojë ato në presion dhe trysni ndaj qytetarëve, të shpërndarje qindra miliona euro, me të cilat rrëzoi përtokë monedhën evropiane. Nuk po llogaris qindra miliona euro të përdorura nga 1 janari deri më sot për asfalte elektorale, për zhavorre elektorale, mijëra legalizime për qëllime elektorale.

Terrorin dhe tmerrin që u ushtrua mbi bizneset dhe qytetarëve. Avokatin e shpifur për të cilën pagoi miliona në një propagandë të pashembullt në të cilën kërkohej apo thirrej haptazi rrofshin hajdutët elektoralë.

Por nga ana tjetër u kalua në sulme për likuidim fizik të eksponentëve të PD, në Vaun e Dejës apo në Lezhë, në keqtrajtime barbare të komisionarëve të saj.

Ky parlament qëndron mbi krimin cdo ditë që pajtohet me një situatë të tillë. Ndaj dhe unë jam këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë farse të turpshme zgjedhore të pa ndodhur kurrë më parë, për ti bërë shqiptarëve thirrje të marrin në dorë fatin e lirive tona”, tha Berisha.

sali berisha

Lini një Përgjigje