Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka këshilluar Sali Berishën të reflektojë dhe të pranojë humbjen e 14 majit. Manja ironizoi ish-kryeministrin për humbjen në Shkodër, teksa iu drejtua me fjalët 'ik dëgjo Lek Plepin'.
“Kam një fjalë për Berishën. Mos dëgjo vetëm zërat e brendshme as servilet që të rrinë afër. Reflekto dhe për ata qytetarët që të pëlqejnë. Dëgjo dhe Lek Plepin në Shkodër. Për këta ke nevojë ti të reflektosh. Kjo është punë e juaja s’na përket ne.”- tha Manja në Kuvend.
Berisha u shpreh sot në Kuvend Rama përdori të gjitha strukturat e shtetit për të realizuar votëblerjen më 14 maj.
"Edi Rama ia doli ta angazhojë të gjitha bandat në Shqipëri, t’i bashkojë ato në presion dhe trysni ndaj qytetarëve, të shpërndarje qindra miliona euro, me të cilat rrëzoi përtokë monedhën evropiane. Nuk po llogaris qindra miliona euro të përdorura nga 1 janari deri më sot për asfalte elektorale, për zhavorre elektorale, mijëra legalizime për qëllime elektorale. Terrorin dhe tmerrin që u ushtrua mbi bizneset dhe qytetarëve."-tha Berisha.
Lini një Përgjigje