Ish kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Sali Berishës i cila tha se ai komandohet nga Rama.
Basha shkruan se Berisha po shpik armiq për të fshehur "dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve".
"Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.", shkruan Basha.
Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 25, 2023
Në një prononcim për mediat, Sali Berisha ditën e sotme u pyet nga gazetarët në lidhje me rikthimin e Lulzim Bashës nl kryeu të selisë blu.
I pyetur se a i frikësohet rikthimit të Bashës, Berisha e mori me humor dhe ju tha gazetarëve që të mos bëjnë shaka sepse sipas tij, Bashën e përdor Rama.
"Si më tremb mua? Po çfarë flet mo? (Qesh). Po atë po e përdor Rama si do ai, po si më tremb mua ai. Mos bëj shaka.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje