TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 15:28

Grenell tradhton Berishën, i shkon në zyrë Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Grenell tradhton Berishën, i shkon në zyrë Edi Ramës

Ish i dërguari i Posaçëm i presidentit, Donald Trump për Ballkanin Perëndimor, Richar Grenell, i njohur si një nga personat që ka qenë kundër “non-gratës” së Berishës, duket se e ka “tradhtuar” ish kryeministrin, pasi ditën e sotme i ka shkuar në zyrë kryeministrit Edi Rama.

Një tradhti kjo që duket se do t’i dhemb shumë Berishës, duke marrë parasysh se disa kohë më parë, ai e përdori Grenell si “kukullën” e tij për të lobuar kundër non-gratës në SHBA.

Por duke pasur parasysh natyrën e Grenell i cili “shkon nga fryn era”, kjo nuk është një lëvizje tepër shokuese, nëse marrim në konsideratë edhe faktin se Richard Grenell është miku i ngushtë i “vëllait” të Ramës në Serbi, Aleksandër Vuçiçit.

Ndërkohë lidhur me takimin, ish-zyrtari i lartë amerikan shkroi në rrjetin e tij social "Twitter" se ka diskutuar me kryeministrin Rama për të bërë më shumë për lirimin e Hashim Thaçit nga burgu, pasi akuzat ndaj tij janë të rreme.

“Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith”,  shkruan Grenell.

grenell berisha rama

Lini një Përgjigje