
Gazetari Mentor Kikia është shprehur se nëse Basha rikthehet në krye të partisë është lajm i keq për opozitën dhe fundi i PD-së.
Në një intervistë për emisionin “Drejt” në “Ora News”, ai tha se Basha nuk mund të rikthehet në politikë pa shpjeguar se për çfarë është paguar me taksat e shqiptarëve deri tani, kur nuk ka mbajtur asnjë lloj qëndrim në Kuvend që pas dorëheqjes.
“Lulzim Basha para se të deklarojë se do të rikthehet, duhet të shpjegojë se pse është paguar deri tani. Ka dhënë dorëheqjen është larguar, dhe që atëherë nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe as ka mbajtur asnjë qëndrim në Kuvend.
E para kjo, e dyta nëse Lulzium Basha rikthehet atëherë ky do të jetë një lajm i keq për opozitës, dhe do të ishte shkatërrim përfundimtar i Partisë Demokratike.Basha ka nis garën, nuk është e ndershme. Askush nuk do të tentojë ta rivalizojë. Do shkohet në një klonim i partisë së Berishës”, theksoi Kikia.
Lini një Përgjigje