Maliqi shkruan se ‘Memeci i Mediave’ ka marrë avokat të shtrenjtë duke iu referuar Sollakut me taksat e banorëve të Kuçovës.
Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është paraqitur në ambientet e SPAK i shoqëruar nga avokati i tij Theodhori Sollaku.
Ish-kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka publikuar pamjet teksa Hajdari hyn në ambientet e SPAK bashkë me avokatin e tij.
Maliqi shkruan se ‘Memeci i Mediave’ ka marrë avokat të shtrenjtë duke iu referuar Sollakut me taksat e banorëve të Kuçovës.
Sipas Maliqit sa do të paguajë Hajdari, do e presin prangat dhe do të marrë dënimin e merituar.
“Memeci i Mediave, me avokat të shtrenjtë, Dhori Sollakun me taksat e banorëve të Kuçovës i la paratë e popullit nëpër institucione. Sado të paguash edhe po të mbrojtën tani, sipas interesave, me vonë prangat të presim, do marrësh dënimin e merituar! Haka e popullit zë çdo hajdut!”- ka shkruar Maliqi.
Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që mos t‘i heqë mandatin Kreshnik Hajdarit, kryetar i bashkisë së Kuçovës, i cili nuk deklaroi në formularin e deklarimit dënimin për shkeljen e kufirit në Greqi, kur ishte 17-vjeç.
KQZ shqyrtoi rezultatet e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë.
Lini një Përgjigje