
Deputeti socialist, Erion Braçe reagoi sërish në lidhje me propozimin e bërë në Komisionin e Ekonomisë për pagesat nga ana e shtetit për gratë me cikël menstrual, duke theksuar se shteti ka mundësi për ta zgjidhur këtë problem.
Sipas tij, është e pamundur që një grua apo vajzë të rrijë 8 orë ulur në një fasoneri.
Reagimi i Braçes:
DOKTORESHA!
PROPOZIMI IM PËR GRATË E VAJZAT ËSHTË ÇËSHTJE
MIRËQENIE, KUJDESI, DINJITETI!
(Po të doni edhe produktiviteti në punë apo në shkollë)
NUK ËSHTË PËRKËDHELJE!
Thënë këtë, duke ju dëgjuar me shume respekt, dua të sqaroj:
Nuk kam thënë kurrë që cikli menstrual është vdekjeprurës tek gratë e vajzat, jo!
Ama shqetësim shëndetësor i madh në vajza e gra të ndryshme, është; bëhet edhe social, edhe shoqëror.
Një pyetje kam;
A mundet që një vajze 17, 18, 19, 20, 21, 25 vjeç apo më shumë, në ditën akute të ciklit të rrijë 8, 9, 10 orë ulur në një fasoneri, mbi një makinë qepëse tekstilesh, këpucësh, çantash etj? Po në një sportel banke? Po në një furrë buke? Kudo?
Po një vajzë 16, 17 vjeç por edhe më shumë, a mund të rrije 5-6 ore e më shumë ulur në një bankë klase të dëgjojë, mbajë shënime, të përgjigjet në ditën akute te ciklit, madje dhe e papërgatitur për këtë?
Si thoni?!
Shikoni, këto historitë “hajde, boll u përkëdhele, mëso, puno se ske gjë, ec aty”, ndodhin mo, ndodhin, nuk e diskutoj;
Por e kemi mundësinë t’i trajtojmë vajzat e gratë ndryshe!
Lini një Përgjigje