Megjithëse prej 5 muajsh është në paraburgim, nuk kishte deklaruar në formular, faktin që është arrestuar nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme, për korrupsion, pastrim parash, pasuri të paligjshme e fshehje të tyre dhe lobime të fshehta financiare me qarqet ruse- qipriote…
Edhe nga qelia e burgut, ish-kryeministri, ish-kryetari i Kuvendit e ish-Presidenti Ilir Metaj, ka tentuar të fshehë njollat e tij penale gjatë 33 viteve, për të cilat është ndaluar nga policia dhe është hetuar e gjykuar nga drejtësia.
Këtë tentativë të Ilir Metës e konstatoi KQZ-ja, në formularin e vetë-deklarimit personal sipas ligjit për dekriminalizimin, të plotësuar dhe dorëzuar si kandidat për deputet i koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore”.
Bashkëfshatari skraparli, kryetar i KQZ, Ilirijan Celibashi, ia rikthehu formularin e kandidatit Ilir Metaj nëpërmjet avokatit, sepse nuk kishte deklaruar procedimet policore e penale.
Madje sipas informacionit, Ilir Metaj e kishte kërkuar vetë ri-plotësimin e formularit të dekriminalizimit, i trembur se mos e përjashtonin nga kandidimi dhe e procedonin përsëri penalisht, për fshehje të dhënash, mashtrim e falsifikim dokumentash zyrtare.
Në formularin e KQZ për kandidimin si deputet, që e plotësoi në qelinë e burgut, Ilir Meta nuk kishte deklaruar arrestimin që i bënë policia e SHIK në muajin gusht 1992, për organizimin e protestës së dhunshme të punonjësve të kombinatit të armëve në Poliçan.
Nuk kishte deklaruar në formular, procedimin penal dhe hetimin e përbashkët nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Beratit në nëntor 1992, me akuzën për organizim dhe nxitje rebelimi kundër rendit kushtetues, nëpërmjet punonjësve të kombinatit të armëve në Poliçan.
Kandidati Ilir Meta, nuk kishte deklaruar në formular, procedimin penal dhe hetimin në vitin 2011 dhe gjykimin nga Gjykata e Lartë në janar 2012, për aferat korruptive që iu publikuan në “Video-Prifti”, që u bë shkak për tragjedinë me 4 protestues të vrarë më 21 janar 2011.
Megjithëse kandidati Ilir Metaj, prej 5 muajsh është në paraburgim, nuk kishte deklaruar në formular që është i arrestuar nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme, për korrupsion, pastrim parash, pasuri të paligjshme e fshehje të tyre dhe lobime të fshehta financiare me qarqet ruse-qipriote.
Në krahasim me formularët e dekriminalizimit kur ishte kryetar Kuvendi e President Republike, ai kishte korrigjuar dhe kishte deklaruar të saktë, vetëm mbiemrin: nga Meta në Metaj./Pamfleti
Lini një Përgjigje