
"Korrupsioni, është pengesë e madhe për të rinjtë që të realizojnë ëndrrat", tha Ambasadori i BE, Gonzato.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, tha sot se dialogu social luan një rol në Shqipëri dhe është pjesë e rëndësishme e politikave sociale dhe të punësimit, të cilat janë gjithashtu pjesë e kapitullit numër 3 të grupit që do të hapet shumë shpejt.
Gonzato mori pjesë në takimin 'Dialogu Social në Ballkanin Perëndimor'. Gjatë fjalës së tij, Gonzato theksoi se të rinjtë shpesh shqetësohen për të ardhmen dhe kjo çon në dëshirën për të emigruar sepse kanë pasiguri në punë, e cila mund të vijë edhe nga punësimi informal.
Gonzato u shpreh se një shqetësim tjetër është cilësia e arsimit, ndërsa theksoi se edhe korrupsioni, është pengesë e madhe për të rinjtë që të realizojnë ëndrrat. Ai tha se Shqipërisë i mungon një sistem i bazuar në merita.
Teksa kryeministri mburret me cilësinë në arsim, teknologji dhe paga të larta të mësuesve, Gonzato i ka prerë hovin Ramës duke i treguar se korrupsioni po vret ëndrrat e të rinjve. Madje në programin e propozuar nga PS, 5 ditë më parë, Rama tha se siguria në shkolla do të garantohet me kamera inteligjente dhe premtoi transport shkollor falas të nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.
"Dialogu social luan rol në shëndetin e Shqipërisë dhe është pjesë e rëndësishme e politikave sociale dhe të punësimit që janë edhe pjesë e grup kapitullit numër 3 që do të çelet shumë shpejt.
Dialogu social nuk është i rëndësishme vetëm për anëtarësim por edhe për kohezionin.
Të rinjtë shpesh janë të shqetësuar për të ardhmen dhe kjo sjellë dëshirën për të emigruar, sepse kanë pasiguri për punën, kjo mund të vij edhe prej punësimit informal, nuk paguhen ditët kur nuk janë mirë me shëndet.
Shqetësim tjetër është cilësia e arsimit. Por edhe korrupsioni, është pengesë e madhe për të rinjtë që të realizojnë ëndrrat. Mungon një sistem që bazohet tek merita. Na duhet një dialog social dhe domethënës.
Shpesh OJQ janë në pozitë më të mirë se zyrtarët për të folur me të rinjtë.
BE keni në krah për t'ju ndihmuar për t'ju ndihmuar me punësimin dhe dialogun social, përmes planit të rritjes që adreson çështjet socio-ekonomike në Shqipëri por në Ballkanin perëndimor në tërësi”, tha Gonzato.
Lini një Përgjigje