Teksa i gjithë fokusi është te 11 maji, komisioni vijon nën rrogoz aktivitetet, duke konfirmuar se goditja e madhe do të vijë pas zgjedhjeve...
Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga plani i tij për të reformuar drejtësinë përmes komisionit “Xhafaj”.
Tërheqja e ekspertëve nga SHBA ishte “qershia mbi tortë” për Ramën dhe Xhafajn, të cilët do kenë lirshmëri të bëjnë çfarë të duan.
Teksa i gjithë fokusi është te 11 maji, komisioni vijon nën rrogoz aktivitetet, duke konfirmuar se goditja e madhe do të vijë pas zgjedhjeve. Rama synon të ketë një mazhorancë solide me 84 mandate dhe më pas të ndryshojë ligjet ashtu siç ja ka qejfi atij.
Që në fillim të janarit dhe deri më tani, komisioni ka zhvilluar një sërë takimesh, teksa tani duket se e ka përqendruar fokusin te konsultimet publike. Në mënyrë që kur të dalë drafti final, do thuhet se ky ishte mendimi i qytetarëve.
Por ajo që vihet re është se Xhafaj ja ka kaluar stafetën Etilda Gjonajt. Javët e fundit Xhafaj është tërhequr dhe është anëtarja e komisionit Gjonaj, ajo që ka drejtuar këto aktivitete. Më 21 Janar është mbajtur një takim me studentët e UET, i drejtuar nga Gjonaj. Po ashtu ajo ka drejtuar një takim me studentë e qytetarë në Shkodër. Më pas është ndalur në një takim me shoqërinë civile po në Shkodër. Takimi më i fundit është mbajtur në Berat po me shoqërinë civile, më 4 shkurt.

Pra plani është shumë i qartë: në fund komisioni do të dalë me një plan veprimi, duke deklaruar se do të ndërhyhet në “x” ligje. Argumenti i tyre do të jetë se e kanë konsultuar planin me ekspertë, shoqërinë civile dhe qytetarët. Por që në fakt aty janë ca njerëz të marrë me porosi.
Ndërkohë që plani duket se do të jetë diçka tjetër. Frika më e madhe është se Rama do të përdorë komisionin “Xhafaj” për të dobësuar SPAK-un dhe për ta përdorur drejtësinë sipas interesave politike. /Pamfleti


Lini një Përgjigje