TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Maj 2024, 20:55

"Komisioni Xhafaj hipokrizia më e madhe e kohërave”, Berisha: Një javë e errët për parlamentin

Shkruar nga Pamfleti

"Komisioni Xhafaj hipokrizia më e madhe e kohërave”,
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish komisionin e Posaçëm antikorrupsion.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, Berisha u shpreh se komisioni 'Xhafaj' është hipokrizia më e madhe e kohërave.

Votimin e këtij komisioni nga mazhoranca në Kuvend, Berisha e cilësoi si javën më të errët për parlamentin shqiptar.

 

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Të dashur miq, kjo javë ishte një javë e errët, e zezë për parlamentin shqiptar.

Këtë javë, parlamenti vendosi të ngrejë komisionin Xhafa kundër korrupsionit.

Hipokrizia më e madhe e kohërave ngjet me ministrinë e virtytit të talebanëve të Afganistanit.

Miqtë e mi, beteja kundër korrupsionit dhe vjedhjes së shqiptarëve është betejë për ekzistencën e kombit.

Në kushtet kur Shqipëria, çdo kryeministër që ndjehej i pazhytur, i papërlyer, akti i parë që bënte komisionin kundër korrupsionit ia dorëzonte opozitës.

Ta kryesonte opozita, të vendoste opozita.

Kush e bën korrupsionin?

Korrupsionin e bëjnë ata që kanë pushtetin. E bëjnë qeveritarët dhe zyrtarët.

Po cila opozitë e kam fjalën?

Të dashur miq, në historinë e këtij vendi, beteja e PD kundër korrupsionit do të mbetet një nga betejat më të suksesshme në historinë e një vendi.

Më lejoni të rikujtoj pasi harresa është normale.

Me ardhjen në pushtet në vitin 2005, PD ndërmori një betejë me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.

Kjo parti amendoi ligjin e konfliktit të interesit, ligjin i cili nuk lejonte më kurrë që pushtetarët të ndanin pasuritë publike me familjarët, me njëri-tjetrin, me rrethin e tyre.

PD nxori administratën jashtë konfliktit të interesit.

Vendosi sistemin dixhital të prokurimeve.

Vetëm nga ky sistem u ul me 40 përqind kostoja e prokurimeve publike.

sali berisha

Lini një Përgjigje