TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Maj 2024, 19:46

Giorgia Meloni takim zyrtar me Ramën më 5 qershor, çfarë pritet të diskutohet!

Shkruar nga Pamfleti

Giorgia Meloni takim zyrtar me Ramën më 5 qershor, çfarë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni pritet të vijë së shpejti në Tiranë.

Javën e ardhme, më 5 qershor Giorgia Meloni do të jetë në Tiranë, shkruajnë mediat italiane.

Vizita do të bëhet në kuadër të Javës së Kulturës italiane në Shqipëri.

Në një intervistë të fundit për RAI3, ajo ka mbështetur dhe vlerësuar homologun e saj shqiptar, Edi Rama për marrëveshjen për emigrantët. Meloni gjen rastin të sulmojë edhe opozitën teksa shprehet se “ata që na sulmuan pse po ndërtonim kampin, tani ankohen për vonesat”.

“Projekti në Shqipëri po përparon, do të funksionojë së shpejti. Do të jetë një projekt strategjik. Politika e menaxhimit të migracionit në BE mund të ndryshojë shumë. Më bën shumë për të qeshur që eksponentët e Partisë Demokratike, të cilët më parë na sulmuan se ne po ndërtonim një Guantanamo, tani ankohen për vonesat në ndërtimin e Guantanamos. Projekti do të funksionojë dhe mendoj se është strategjik.

Ky projekt dëshmon se ne po i bëjmë këto lëvizje për të mirën e vendit tonë. Të gjithë duhet të kuptojnë se nëse protokolli me Shqipërinë funksionon siç duhet, do të ndikonte pozitivisht në menaxhimin e duhur të refugjatëve të paligjshëm edhe në nivel europian”, tha Meloni.

Vizita e Kryeministres italiane zhvillohet në një kohë kur opozita në Itali ka krijuar polemika për ndërtimin e dy kampeve për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, rezultat i paktit të nënshkruar nga Italia dhe Shqipëria, më 6 nëntor të vitit të kaluar.

Vizita e Melonit në Tiranë zhvillohet pak ditë përpara zgjedhjeve për Parlamentin Europian që do të zhvillohen në 8-9 qershor.

Lini një Përgjigje