TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Maj 2024, 18:59

"Komisioni Antikorrupsion i njëanshëm", Gështenja: Nuk bojkotuam, por abstenuam!

Shkruar nga Pamfleti

"Komisioni Antikorrupsion i njëanshëm", Gështenja: Nuk
Deputeti Lefter Gështenja ka komentuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Gështenja theksoi se ishte vendim i grupit parlamentar për të mos marrë pjesë në votim sepse është një komision i njëanshëm nga mazhoranca.

I pranishëm në emisionin “Ekspres”, deputeti demokrat tha se nuk e kanë bojkotuar ngritjen e komisionit, por thjesht kanë abstenuar .

“Nuk ka pasur bojkot por ka pasur një vendim të Grupit parlamentar për të abstenuar për këtë komision. Ishte një rezolutë e nisur vetëm nga mazhoranca që në zanafillë nuk do votohej nga opozita sepse është bërë nga PS-ja dhe më pas na thanë hajde e votojmë së bashku”, tha Gështenja.

Gështenja deklaroi se nëse ftesa për bashkëpunim do ishte serioze atëherë duhet të kishte konsensus të përbashkët.

“Pavarësisht vendimeve personale që mund të kem si deputet unë respektoj vendimet e grupit. Sikurse abstenuam për rezolutën të njëjtin qëndrim kishim dhe për këtë komision. Ne duhet të mbështesim institucionet dhe jo të ngrijmë institucione paralele apo llogaridhënëse”, tha deputeti demokrat.

Në këtë kontekst deputeti i opozitës, u shpreh se ngritja e këtij komisioni është hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët në gjithë situatën që ndodhen sot.

“Të besosh që kryeministri, që ka ngritur një sistem korrupsioni dhe krimi të ngritur në piedestal dhe të future në institucionet më të rëndësishme, ka ndonjë merak për reformë. Nuk besoj që PD dhe opozita mund të përdoret si instrument për të luftuar SPAK nga Edi Rama. Ky është komision propagandistik. Nuk është bojkot, ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi", u shpreh Gështenja.

lefter geshtenja komisioni antikorrupsion

Lini një Përgjigje