TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Maj 2024, 11:50

Nisma e PS për të goditur SPAK, Shehi batuta me gazetarët: Ne këtë barakën e vogël kemi, s’na kap korrupsioni

Shkruar nga Pamfleti
Nisma e PS për të goditur SPAK, Shehi batuta me gazetarët: Ne
Dashamir Shehi

Komisionin e Posaçëm AntiKorrupsion, kryetari i LZHK, Dashamir Shehi e sheh si një mjet për t’i bërë presion SPAK-ut.

Në një konferencë me gazetarët, Shehi tha se kjo lëvizje e mazhorancës është një teatër dhe nuk ka si synimin luftën ndaj korrupsionit.

“LZHK nuk është dakord me këtë komision, prandaj nuk e kemi votuar. Pozicioni i opozitës ka qenë pozitiv që nuk mori pjesë. Ne e kemi konsideruar një dokument pa vlerë që nuk lufton realisht korrupsionin, qeveria i ka mjetet e nevojshme për ta luftuar korrupsionin. S’ka si e lufton korrupsionin një komision i dominuar po nga kjo qeveri, me kryetar po këta të shumicës. Është një lloj teatri për t’i hedh hi sy popullit”, tha Shehi.

Një thirrje e ka edhe për pjesën tjetër të opozitës, të cilët bojkotuan votimin në Kuvend, duke u thënë se duhet të vijojnë me të njëjtin qëndrim. Kreu u LSHK i kërkon pjesës tjetër të opozitës që të mos fillojnë marrëveshjet për të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm, por të vijojnë me bojkotin.

Shehi e mbylli me batuta konferencën me gazetarët, nga ky shprehu qëndrimin e tij kundër Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Në përfundim të konferencës, Shehi u tha gazetarëve se tashmë e mësuan selinë ku do mbahen konferencat, ndërsa me batuta tha se kjo është ‘baraka e LZHK’ që nuk i kap korrupsioni.

"Vendin e dini, e mësuat. Këtë barakën tonë të vogël e dini. Këtë kemi ne që s’na kap korrupsioni", tha Shehi.

dashamir shehi

Lini një Përgjigje