
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se emigrimi po jep efektet më shumë se kurrë më parë në ekonomi.
Komentet Tabaku i bëri në ‘Euroneës Albania’ ku komentoi mbi problematikat kryesore që shqetësojnë qytetarët në Shqipëri.
Deputetja demokrate theksoi tha gjithashtu se korrupsioni, papunësia dhe çmimet e larta janë faktorët që kanë çuar në emigrimin masiv të shqiptarëve.
“Nëse mund ta nisim nga një grafik më parë që krahasonte shqetësimet e 2021 dhe 2024, ashtu si e shoh unë, këtu shoh shkakun dhe atje pasojën. Shkaqet për emigrimin vijnë nga ekonomia, papunësia, korrupsioni”, tha Tabaku.
Tabaku theksoi se sipas saj, korrupsioni mbetet shqetësimi kryesor, i cili ndikon në zhvillimin që ka Shqipëria.
“Çmimet e larta, kostot e jetesës janë shqetësime në grupin e ekonomisë. Emigrimi ndahet në dy elementë kryesorë, në largimin nga familja dhe ndikimin në ekonomi. Ne po e ndjejmë në ekonomi emigrimin. Bizneset nuk kanë më punonjës. Unë pres të dhënat e Censusit për të kuptuar këto dy elementë. Korrupsioni për mua është shqetësim kryesor. Janë të gjitha këto pasoja të shkaqeve të vitit 2021 që ju i keni pasqyruar shumë saktë. Nga këto shqetësime vihet re edhe se në çfarë stadi zhvillimi është Shqipëria”, deklaroi Tabaku.
Lini një Përgjigje