
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar për miratimin me 74 vota pro për krijimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.
Për “Breaking” në Top News, Sula tha se mazhoranca kërkon të bëjë ndryshime të forta në ligjet për institucionet e pavarura.
“Tendenca është që mazhoranca kërkon të bëjë ndryshime të forta në ligjet për institucionet e pavarura, siç është për Prokurorinë e Posaçme dhe GJKKO, magjistratën dhe disa ndryshime të tjera”, tha Sula.
“Mua më qetëson më shumë kompetenca lëndore që duhet të ketë SPAK për shkak të arritjes së goditjes së niveleve të larta të politikës dhe të drejtuesve të niveleve të lartë të institucioneve qendrore. Po ju garantoj që tendenca është që, 248 që është vepra penale e shpërdorimit të detyrës, këta duan ta zhdukin nga kodi penal, t’ia heqin si kompetencë SPAK dhe ai të mos ketë mundësi të hetojë”, shtoi Sula.
Lini një Përgjigje