
Opinionisti Fatos Lubonja tha se në Shqipëri kemi një sistem që përfshin edhe krimin e organizuar brenda.
Këto deklarata Lubonja i bëri teksa komentoi miratimin e rezolutës antikorrupsion dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm.
Lubonja theksoi se është një tezë që Edi Rama synon të kapë SPAK, përmes nismave. Gjithashtu opinionisti tha se Edi Rama ka synuar të kapë SPAK edhe më parë, por duket se nuk ia ka arritur.
“Unë mendoj se opozita duhej të votonte kundër. Tani nëse opozita ka një marrëveshje, me kë e ka këtë marrëveshje? Po mbi cilën do të arrihet marrëveshja?
Tani ta mendojmë sikur këta dy palët do bëhen bashkë dhe do bëjnë një marrëveshje për të kontrolluar SPAK, pasi marrëveshja që ka qenë mes forcave politike prej kohësh ka qenë që gjyqësori mos t’i prekte. Por a mund të besohet Edi Rama? Ky mund të ishte naivitet”, tha Lubonja.
Lini një Përgjigje