
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, duke folur lidhur me negociatat e zhvilluara mes PS e PD-së, ka thënë se kërkesat e opozitës janë të qarta.
Sipas tij, ngritja e komisioneve hetimore nuk e zgjidh ngërçin parlamentar dhe nuk ëshë një zgjidhje e mjaftueshme.
Këlliçi deklaroi se tashmë me ligjin e ri të komisioneve hetimore opozita i ka humbur disa nga atributet e saj, teksa shtoi se duhet zgjidhur dhe çështja e komisionit të reformës zgjedhore dhe bashkëkryetarit të saj.
“Në dijeninë time kërkesat tona nuk kanë ndryshuar, kryefjala mbeten komisionet hetimore dhe zgjidhja e ngërçit në komisionin e reformës zgjedhore. Nesër duhet të shohim qëndrimin. Zgjidhja është në dorën e mazhorancës. Nëse pranojnë të zbatojnë Kushtetutën jemi të gatshëm. Duhet të presim zhvillimet e mëtejshme. Vetëm 2 komisione hetimore nuk e zgjidhin ngërçin. Rama ndërroi ligjin për komisionet hetimore dhe tashmë normaliteti nuk mund të vendoset vetëm me dy komisione hetimore”, tha Këlliçi në një intervistë për A2 CNN.
Lini një Përgjigje